Botë

Ozil e Sanchez e tronditin Arsenalin

By Dijart Dyla

December 05, 2016

Dyshja e Arsenalit, Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez, i kanë kërkuar klubit pagë javore të krahasueshme me atë të mesfushorit të Manchester United, Paul Pogbas.

Momentalisht, Ozil paguhet 140.000 funte në javë, ndërsa Sanchez 130.000 funte në javë, shkruan Goal.com.

Ozil dhe Sanchez mendojnë se kontributet e tyre për Arsenalit janë aq të mëdha saqë ata duhet të paguhen njëjtë si lojtarët që paguhen më së shumti në Premier League.

Pogba paguhet më së shumti në Premier League, me 290.000 në javë.