LDK e disponuar për ta mbështetur kandidatin e NISMA’s në Drenas

Kryesia e Lidhjes Demokratike në Drenas nuk do të hyjë në koalicion e as nuk do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet për Drenas.

Kështu po thotë shefi i shtabit në këtë komunë, Raif Billali. Kontaktuar nga Gazeta Express, Bilalli ka thënë se ne mbledhjen e kryesisë së kësaj komune të mbajtur sot, anëtarët nuk kanë shprehur vullnet për mbështetje të PDK’së për kryetar të kësaj komune.

“Jemi duke i pritur rezultatet përfundimtare. Por disponimi i anëtarëve të kryesisë është dhe në përgjithësi i elektoratit është se me PDK’në nuk hymë në koalicion. Nesër në orën 4 do e vazhdojmë mbledhjen. Definitivisht nuk besoj që do të jemi bashkë me PDK’në”, ka thënë Bilalli.

Tutje ai u shpreh se kjo parti po e sheh si opsion që ta mbështesin kandidatin e NISMA’së për Kosovën në këtë komunë.

“NISMA mbetet opsion ose do të qëndrojmë indiferent”, ka thënë ai.

Ndërkohë që të dielën mbrëma kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka njoftuar se në bazë të rezultateve preliminare, në Drenas do të zhvillohet një rreth i dytë i votimit për të zgjedhur kryetarin e komunës.

Temat
Vend

Të afërta