Shëndet

Shkon në spital me dhimbje barku, mjekët i gjejnë kondom në apendiks

By Dijart Dyla

December 03, 2016

Mjekët u habitën kur në apendiksin e një gruaje që u shtrua me urgjencë në spital me dhimbje të forta barku dhe të vjella gjetën një kondom.

26-vjeçarja, identiteti i të cilës nuk bëhet me dije, u paraqit në spital me dhimbje të forta në krahun e djathtë të barkut, të vjella dhe ethe, çka i bëri mjekët e një spitali në Kamerun të konkludonin menjëherë se vajza mund të kishte probleme me apendicitin.

Ata e futën vajzën menjëherë në sallën e operacionit që t’i hiqnin apendicitin, por u habitën kur gjetën brenda tij një objekt plastik të ngjashëm me një kondom, çka sipas tyre besohet se përbën rastin e parë në llojin e vet në literaturën mjekësore.

Kur pacientja u zgjua nga gjendja e anestezisë, pohoi për mjekët se dy javë më parë kishte gëlltitur padashur një kondom teksa ishte me të dashurin e saj.