Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Rama i jep lamtumirën Andrea Stefanit: Patriot i mirë, gazetar i pakompromis. Humbje!

Një lajm tronditës e ka quajtur kryeministri Edi Rama ndarjen nga jeta të analistit, publicistit dhe gazetarit të njohur shqiptar Andrea Stefani

“Humbje e një njeriu dhe patrioti të mirë, gazetar i pakompromis dhe qytetar i angazhuar për idealet e idetë ku besoi deri në fund”, – shkruan kreu i qeverisë në një postim në rrjetin social Facebook. “Lamtumirë Andrea Stefani”, vijon Rama duke postuar edhe një foto të gazetarit bardhë e zi, në shenjë nderimi për figurën e tij.

Andrea Stefani u nda nga jeta ditën e sotme pasi nuk mundi të fitojë luftën me një sëmundje të pashërueshme. Ai po merrte kurim muajt e fundit në një spital në Romë.

Exit mobile version