Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Ja si ta mbushni iPhone-in sa më shpejt që të jetë e mundur

Nëse iPhone-i juaj nuk fiket papritur, atëherë urime: Bateria juaj ende është në gjendje të rregullt.

Por, nëse mendoni se ai po merr shumë kohë derisa po mbushet, ekzistojnë disa mënyra për ta përshpejtuar mbushjen e tij.

E gjitha çfarë duhet të bëni është t’i ndiqni këto këshilla më poshtë:

Mos e përdorni kompjuterin

Nëse ju intereson shpejtësia e mbushjes, mos e përdorni portin USB të laptopit tuaj për ta mbushur iPhone-in. Mbusheni përmes prizës në mur ose ndonjë pajisjeje të jashtme për mbushjen e baterisë, transmeton Gazeta Express.

Merreni një mbushës tjetër

Shkoni në menynë Battery në Settings, dhe aty do ta shihni cilat aplikacione hanë më së shumti bateri. Përderisa kjo mund të mos jetë këshillë se si ta mbushni celularin, të bëni gjëra të mençura si kjo do t’ju ndihmojë që ta ruani baterinë.

Aktivizojeni Airplane Mode, nëse nuk ju duhet shumë celulari

Përderisa jeni duke e mbushur celularin, aktivizojeni Airplane Mode dhe celulari juaj do të mbushet dukshëm më shpejt.

Exit mobile version