Ilir Meta nderon ish-komandantin e UÇK-së Ramush Haradinaj (Foto/Video)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ishte i pranishëm në Konventën Kombëtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim ku edhe mbajti një fjalim përshëndetës.

Por një moment i veçantë që është kapur nga kamerat, është momenti i takimit të Haradinaj me kreun e LSI Ilir Meta. Ky i fundit, ka shprehur respektin dhe mirënjohjen për Haradinaj duke e përshëndetur dhe nderuar ish-komandantin legjendar të UÇK-së.

Sakaq, gjatë fjalës së tij Haradinaj vlerësoi progresin e bërë nga LSI gjatë këtyre viteve, duke e cilësuar si një hap përpara dhe shpresë të të gjithë shqiptarëve kudo ku ndodhen.

15219978-1244656365619412-2391906048505411986-n_1480778812-2925677

Temat
Rajon

Të afërta