Botë

Enrique flet pas barazimit me Realin (Video)

By Dijart Dyla

December 03, 2016

Luis Enrique duket i zhgënjyer me barazimin në “Camp Nou”

Barcelona ishte duke fituar deri në minutën e 90’të, kur Sergio Ramos shënoi me kokë për rezultatin përfundimtar 1:1.

“Ne kishim diçka të qartë. Mos bëni shumë gabime ndaj Real Madrid pasi mund të ndëshkoheni edhe nëse një lojtar ka shpinën e kthyer nga portieri. Kjo ndodhi”, tha Enrique.

“Në pjesën e parë pamë dy ekipe tejet të mira duke u munduar të menaxhojnë lojën në mënyrën e tyre. Në pjesën e dytë ne kishim më shumë raste, por nuk i konkretizuam në gol”, shtoi ai.