Vend

Fisher emërohet atashe i Mbrojtjes në Ambasadën e SHBA-ve

By Dijart Dyla

December 02, 2016

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ka pranuar letër zyrtare nga Sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ashton Karter, ku është njoftuar zyrtarisht me emërimin e kolonelit Jeffrey H. Fisher, atashe të Mbrojtjes në Ambasadën e SHBA-ve, në Prishtinë, thuhet në faqen zyrtare të ministrisë.

Më tej, në letër, sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve, Carter, shpreh bindjen se emërimi i kolonelit Jeffrey Fisher, në detyrën e atasheut të mbrojtës, me përvojën dhe kualitet që ka do të kontribuojë në interes të dyja vendeve tona.