Personat me aftësi të kufizuar, Meta: Përgjegjësia ndaj tyre na përket të gjithëve

Personat me aftësi të kufizuar ishin sot në qendër të vëmendjes së aktivitetit të organizuar nga OSBE, ku i pranishëm ishte edhe kreu i Kuvendit Ilir Meta.

Në fjalën e tij kryeparlamentari Meta tha se përgjegjësia për këtë shtresë të qytetarëve është e të gjithëve, duke nisur fillimisht nga pushtetarët.

Më tej ai shtoi se gjatë qeverisjes së majtë, janë miratuar një sërë ligjesh dhe nenesh për të iu ardhur në ndihmë personave në nevojë.

“Gjatë kësaj legjislature kemi miratuar ligje të rëndësishme për personat me aftësi të kufizuar. Përgjegjësia për të arritur aksesin nuk i përket vetëm personave me aftësi të kufizuar, por na përket të gjithëve pasi ka ende shumë pengesa për njerëzit me aftësi të kufizuar që të ushtrojnë plotësisht të drejtat themelore të tyre. Kuvendi mbetet i hapur dhe inkurajon pjesëmarrjen aktive me qëllim që të së bashku të kontribuojmë për një ndryshim thelbësor. Është detyrimi ynë që të garantojmë dinjitetin dhe integritetin më të lartë njerëzor të këtyre grupeve.” theksoi Meta

Ky aktivitet u mbajt me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, ku në fund u dhanë edhe çmime për dy nga organizatat që mbështesin shtresat në nevojë.

Temat
LajmeRajon

Të afërta