Lajme

Kurteshi: Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Isa Mustafa janë kupola e vrasjes në Kosovë (Video)

By FIRST CHANNEL

December 01, 2016

I ftuar në intervistën Saktë, anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka ripërsëritur qëndrimin e aktivisti i ndjerë Astrit Dehari është vrarë nga shteti, ngaqë përgjegjësia për vdekjen e tij bie mbi shtetin.

Sipas tij, shteti i Kosovës ka filluar të ngjasojë me një regjim fashist.

“Kupola e vrasjes në Kosovë fillon nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Isa Mustafa dhe fakti kryesor është Astrit Dehari”, ka deklaruar Sami Kurteshi.

Këto dhe detaje të tjera lidhur me veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje në të ardhmen si dhe adresat se ku ajo do të kërkojë përgjegjësinë do të mund t’i ndiqni të premtën në intervistën “Saktë” në portalin Sakte.net dhe First Channel.