Donika Kadaj – Qeverisë: Mos e formoni ‘Zajedincën’, mund të eskalojë situata (VIDEO)

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Donika Kadaj Bujupi thotë se Kadri Veseli pasi u koordinua me Prokurorin, vendosi që më 14 dhjetor të mbajë seancën për Astritin, kjo sepse, me 14 dhjetor një pjesë e madhe e tyre kanë ftesa për t’u lajmëruar në Prokurori.

Sipas saj, sa herë që Edita Tahiri paralajmëron mirë diçka për Kosovën, fatkeqësisht ndodhë e kundërta.

Kështu ka thënë Donika Kadaj Bujupi në Rrokum Roll duke i komentuar marrëveshjet e arritura në Bruksel në dialogun Kosovë-Serbi. Ajo gjithashtu, ka komentuar edhe kushtet e Daqiç për vazhdim të Dialogut, ku potencohet me theks të veçantë, formimi i Asociacionit.

Kadaj Bujupi ka thënë se, dhuna ndaj opozitës nga Qeveria është përpjekje për ta shpallë VV’n organizatë terroriste. Derisa i ka bë këto komente, ajo ka përmendur arrestimet dhe inskenimet që janë bërë ndaj VV’s, sipas saj.

Duke folur për rastin Dehari, Kadaj Bujupi konsideron se, faji është kryekëput mbi Qeverinë, sepse siç thotë ajo, Astrit Dehari ishte arrestuar dhe ishte majtë në paraburgim pa faj.

Kadaj Bujupi në vazhdim thotë se, deputetët, të cilët kishin nenshkruar për seancën e jashtëzakonshme për rastin Dehari, i kanë tërhequr nënshkrimet e tyre, mbasi kane dal nga zyrat e Kadri Veselit.

Kadaj Bujupi ka lëshuar akuza të rënda ndaj kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, duke thënë se, ‘Demokracia në Kuvend ka vdek, në momentin që kryetar është bë njeriu i nëntokës’, theksoi ajo.

Temat
LajmeVend

Të afërta