Showbiz

Afërdita Dreshaj sërish shpërthen ndaj gazetarëve: Nuk jam ndarë (Foto)

By FIRST CHANNEL

December 01, 2016

Afërdita Dreshaj sërish ka reaguar pas raportimeve të mediave për lidhjen e saj.

Jeta private e Afërdita Dreshajt gjithnjë ka qenë nën radarin e mediave.

Bukuroshja u spekulua se u nda nga hokeisti çek pas aferës seksuale të bujshme me Agon Amigën, shkruan Telegrafi.

Megjithatë, bukuroshja në një postim të ri u shfaq me hokeistin e pajtuar dhe mediat raportuan se ajo u ribashkua me milionerin Jakub Kindl.

Sidoqoftë, Afërdita në një postim në InstaStory ka kërkuar të ndalen raportimet pasi që ajo kurrë nuk është ndarë nga hokeisti.

“Përfundimisht jeni të sëmurë. Më vjen keq për ju, që frustrimet tuaja i shfryni tek unë, apo të tjerë si unë. Nuk jam rikthyer me njeri, sepse nuk jam ndarë kurrë”, u shpreh Afërdita në këtë postim. /Telegrafi/