Showbiz

Adelina Tahiri shfaqet me të njëjtin model flokësh (FOTO)

By FIRST CHANNEL

December 01, 2016

Këngëtarja Adelina Tahiri ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor para publikut, megjithatë vazhdon të jetë shumë e kërkuar dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo numëron me mijëra fansa, gjersa ka bërë të ditur së fundmi se është nisur për në Amsterdam, ku do të kalojë disa ditë pushime atje.

Megjithatë nëse vërejmë me kujdes fotografitë e saj të fundit në Instagram, shohim se ajo po bart të njejtin model flokësh që një kohë të gjatë.

Flokët e kapura lart në formë të shthurur duke se po i rrijnë mjaft mirë Adelinës, e cila mesa duket ka krijuar simpatinë e saj për këtë model, të cilin po e aplikon mjaft shpesh.