Çmime të reja të karburanteve në Maqedoni nga mesnata

Benzinat dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për dy denarë, ndërsa dizeli për 1,5 denarë, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë i Maqedonisë.

Sipas vendimit të KRRE-së, një litër EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 62 denarë, ndërsa çmimi i ri i një litër EUROSUPER BS – 98 arrin 64 denarë. Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL) do të kushtojë 37,5 denarë, ndërsa për një litër EURODIZEL do të paguhet 48,5 denarë.

Për 1.914 denarë rritet çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS dhe një kilogram nga ky energjens do të kushtojë 23,861 denarë.

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në mesatare rriten për 4.48 për qind.

Çmimi i ri i karburanteve është formuar në bazë të çmimit mesatar të naftës në tregun botëror dhe kursin e denarit në krahasim me dollarin në dy javët e fundit.

benzina-cmime-1031_1480342744-5029082

Temat
Rajon

Të afërta