Opinione

URIME 28 Nëntori, nga Vlora!

By FIRST CHANNEL

November 27, 2016

Shkruan: Fadil Maloku, sociolog

28 Nëntori, nuk është thjesht vetëm një akt formal, por, edhe një vulosje e vetëvetës sonë si komb, si kornizë shtetërore dhe si projekt; social, politik, ekonomik, ushtarak e kulturor.

28 Nëntori, përveç kurorëzimit të përpjekjeve gjithëshqiptare, duhet të njihet edhe si memorizim identitar për sakrificat sublime njëshekullore të kosovarëve…

28 Nëntori, përveç gëzimit dhe krenarisë së madhe, duhet gjithënjë të na e mbajë gjallë ndjenjën e përgjegjësisë dhe amanetit për përmbushjen e Projektit të Shqipërisë Etnike.

28 Nëntori, ështē festë gjithëshqiptare (që nuk i përjashton as(turbo)kozmopolitët e “kombit” kosovar, e as pseudopatriotët e hamendur gjatë historisë…!), sepse, gjatë gjithë historisë ringjalli, mbajti, kultivoj, dhe ushqeu shpresën e lirisë dhe barazisë me kombet Europiane ! GËZUAR!