E kush do ta mendonte që një shqiptar do të ishte pjesë e anës artistike të familjes së Presidentit Donald Trump. Por mesa duket është e vërtetë.
Bëhet fjalë për fotografin e njohur Fadil Berisha, i cili është fotografi i vajzës së Presidentit amerikan.
Ka qenë ish-bashkëshortja e miliarderit, Marla Maples ajo që në Instagram duke iu drejtuar Berishës e ka falenderuar për fotografitë që I ka bërë vajzës së Trump, Tiffany që kur ajo ishte 3 vjeç.
“Të duam Fadil Berisha! Ti e ke fotografuar vajzën time të bukur që kur ishte e vogël, vetëm 3 vjeçe. Shihe pak si është tani! Vazhdo të na sjellësh dritën!”. shkruan Marla Maples