Një kirurg plastik thotë se ka vendosur të ‘ridizenjojë’ gruan e tij, duke i dhënë asaj trupin perfekt.
Amerikani Phillip Craft, 47 vjeç, ka një klinikë në Majemi.
Ai thotë se ka nisur ndërhyrjet në trupin e të shoqes, Anna, që kur ajo lindi dy djemtë.
Prej atëherë ajo ka bërë ndërhyrje thuajse kudo në trup, në gjoks, në të pasme, në bel, etj.
Anna, 43 vjeç, thotë se është e lumtur me atë që beson se është trupi perfekt, duke falenderuar ‘duart e arta’ të bashkëshortit.
“Është sikur ke vënë tel për dhëmbët apo sikur sapo ke bërë flokët,” thekson ajo.









Temat
Fun
