Arrestohet një shqiptar në Itali, kapet me 1 kg kokainë e 6 heroinë

Nuk i ka shkuar mirë tregtia një shqiptari, pasi policia i ka gjetur 7 kilogramë drogë, heroinë dhe kokainë.

Arrestimi është bërë në Melzo, Milano dhe në pranga mësohet se është vendosur një 25-vjeçar shqiptar pa precedentë penalë.

Siç shkruajnë mediat italiane, shqiptari i është gjetur në banesën e tij një sasi prej 1 kilogrami kokainë dhe 6 të tjera heroinë, që i kishte për shitje.

Shqiptari fillimisht është ndaluar nga policia në momentin kur ishte duke u nisur për Milano dhe kishte në xhep 260 gram kokainë, shkruan Syri.net.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shqiptari i është gjetur dhe heroina e kokaina, ndërsa ju bllokuan edhe 12 mijë euro, pasi sipas policisë janë të ardhura nga shitja e drogës.

images_1480169351-5932290

Temat
Botë

Të afërta