Kjo grua është alergjike nga i ftohti

Teksa netët zgjaten dhe temperaturat ulen, shumë prej nesh do të duronin motin e ftohtë e do të prisnin me padurim për muajt e ngrohtë.

Por një sindromë e rrallë nënkupton se i ftohti mund të jetë tmerrues për Pat Owers. 76 vjeçarja, mësuese e dalë në pension nga Essex, është alergjike ndaj të ftohtit.

Sindroma njihet si urtikaria e ftohtë, që përbën një deri në tre përqind të rasteve të urtikarisë.

Owers u prek nga sëmundja pasi kishte një reagim të pafavorshëm e ekstrem ndaj një vaksine që iu bë kur ishte vetëm pesë vjeç. Që atëherë çdo kontakt që ajo kishte më të ftohtin i shkaktonte urtikari në të gjithë trupin.

“Vitet e rinisë ishin të tmerrshme. Sa herë i ftohti më prekte lëkurën mbulohesha me shenja të kuqe që më kruheshin. Dukej sikur kisha një trup të mbështjellë me fluska. Duart dhe këmbët më mpiheshin tërësisht e më kruheshin. Kjo zgjaste për rreth 30 minuta derisa ngrohesha,” tha Owers për Independent.

“Është diçka me të cilën jam rritur. Besoj se jam mësuar me të tashmë,” shton Pat.

Temat
Shëndet

Të afërta