Autobusë ekologjikë për nxënësit e Kumanovës dhe Gjevgjelisë

Në Kumanovë dhe Gjevgjeli në periudhën e ardhshme do të realizohet projekti “3D Ekobus” me të cilin nxënësit përmes argëtimit, informacioneve të sakta dhe të plota do të krijojnë shprehi për trajtimin e drejtë të mbeturinave të paketimit dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Projekti u ofron nxënësve trajnim interaktiv 40 minutësh 3D me ligjëratë, projekt i 3D Film dhe lojë-test interaktiv me qëllim që të preket deri te vetëdija e të rinjve për selektim të rregullt të mbeturinave të paketimeve dhe kujdes për mjedisin jetësor që në moshë të vogël.

Deri tani me projektin janë përfshirë mbi 38.000 nxënës dhe mbi 1.330 mësimdhënës nga Shkupi, Shtipi, Prilepi, Krusheva, Tetova Strumica, Ohri, Kavadari dhe Manastiri.

Projekti “3D Ekobus” që e zbaton “Pakomak” e fitoi çmimin kombëtar për praktika më të mira me përgjegjësi shoqërore në kategorinë “Mbrojtja e mjedisit jetësor” në zgjedhjet në vitin 2015.

Temat
LajmeRajon

Të afërta