Bashkëpunimi më drejtësinë shqiptare i ka ulur dënimin shtetasit italian të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.
Bëhet fjalë për Xhovani Malafronte, 49 vjeç, nga Napoli dhe i arrestuar në Portin e Vlorës për trafik droge.
Ai ka fituar statusin e të penduarit të drejtësisë pasi ka pranuar të bashkëpunojë dhe të rrëfejë bashkëpunëtorët dhe njerëzit që e paguanin. Italiani ka treguar identitetin e 3 shtetasve të tjerë italianë që janë trafikantë droge si dhe të një shqiptari, tashmë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në këtë kuadër, Prokuroria në pretencën e saj ka kërkuar që i penduari të dënohet me vetëm 4.6 vite burg. Po ashtu ndaj tij duhet të aplikohet edhe zbritja e një të tretës nga gjykimi i shkurtuar. “Ishte hera e parë që vija në Shqipëri dhe për një rrugë transporti do të më paguanin 1500 euro. E mora drogën në Vlorë nga një shqiptar dhe do ta dorëzoja sa të mbërrija në Itali. Për llogari të trafikantëve në Itali punoja prej dy vitesh duke transpotuar drogë nga Italia në Spanjë”, ka rrëfyer ai. 49 vjeçari u arrestua një vit më parë duke trafikuar nga Shqipëria drejt Italisë rreth 33 kg hashash. Gjatë hetimeve ai pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë dhe ka rrëfyer identitetin e tre
