Poema e shkrimtares së ditarëve Anne Frank, e shkruar pak para se familja e saj të fshihej nga nazistët, është shitur sot në ankand për 140.000 euro, shumë më shumë se që ishte vlerësuar.
Holandezja Anne ia kishte dërguar poemën nëntë vargjeshe mikes së vet në vitin 1942.
Shtëpia e ankandit në Holandë e kishte vlerësuar poemën e rrallë të shkruar me dorë, rreth 30.000 deri në 50.000 euro.
Anne është më së miri e njohur për ditarët e jetës së vet si çifute e lindur gjermane në Amsterdamin e okupuar në Luftën e Dytë Botërore.
Poema ishte nënshkruar dhe datuar më 28 mars të vitit 1942, më pak se katër muaj para se familja e Anne të zhvendosej në një apartament të fshehtë për të ikur nga forcat gjermane.


