Pedofilët marrin hov në Maqedoni, dy raste të reja të paraqitura

Policia e Manastirit ka ngritur padi penale kundër 62-vjeçarit M.M. për shkak të dyshimit të bazuar për vepra penale të bëra “sulm seksual ndaj fëmijës që nuk ka mbushur 14 vjet” dhe “pasione seksuale para tjetrit”.

I pandehuri më 14.11.2016 ka kryer veprim seksual dhe është vetëkënaqur para një vajze 10-vjeçare nga Manastiri.

M.M. e ka shfrytëzuar mungesën e nënës së vajzës dhe e ka kryer veprimin në shtëpinë e tyre.

Gjykatësi i procedurës paraprake i ka caktuar masën e arrestit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

MPB informon edhe për një rast tjetër të pedofilisë, në Kumanovë. Më 20.11.2016 N.S. (34) nga Kumanova ka paraqitur në polici se më 19.11.2016 rreth orës 23:00, derisa flinte, vajza e saj njëmbëdhjetë vjeçare është thirrur nga fqiu D.M. nga Kumanova që të hyjë në automjetin e tij.

Prej se ka hyrë në automjet D.M. e ka detyruar ta kënaqë. Ngjarja është vërejtur nga motra e vajzës, e cila e ka ndërprerë veprimin.

Për ngjarjen është njoftuar Qendra për punë sociale Kumanovë. Ndërmeren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Më herët u njoftua edhe për rastin e përdhunimit dy herë, gjatë ditës së djeshme, të një vajze 14-vjeçare në Koçan.

Sipas kompetentëve, përveç numrit të madh të rasteve të paraqitura të pedofilisë, brengos fakti se ka edhe shumë të tjera për të cilat fare nuk mësohet.

Temat
Rajon

Të afërta