OSBE vlerëson zbatimin e legjislacionit për mediat në Kosovë

Përmes komunikatës për media thuhet se Misioni i OSBE’së në Kosovë organizon nesër një punëtori për të vlerësuar shkallën e zbatimit të legjislacionit për media

Përfaqësues të Kuvendit të Kosovës, të mediave dhe institucioneve mediatike do ta vlerësojnë kornizën ligjore për mediat dhe do të ofrojnë rekomandime konkrete për institucionet relevante me qëllim të zbatimit më efektiv të ligjeve që rregullojnë këtë fushë.

“Punëtoria do të përqendrohet në disa tema, përfshirë respektimin e ligjeve të punës për gazetarë; ndjekjen e rasteve që i përfshijnë mediat; dhe rëndësinë e raportimit të përgjegjshëm për të miturit nga mediat online”, thuhet në komunikatë.

o_1479829301-6820303

Temat
Vend

Të afërta