NATO kritikon Rusinë, Putin thotë se do ta sulmojë NATO-n, nëse ndjehet i kërcënuar

NATO-ja e ka kritikuar sot Rusinë për vendosjen e raketave anti-anije në rajonin e saj perëndimor, duke e cilësuar atë sjellje agresive ushtarake, si dhe i ka bërë thirrje Moskës për dialog në mënyrë që të qetësohen tensionet e ngritura mes palëve.

Në një komunikatë dërguar AP-së sot, NATO-ja ka thënë: “Vendosja e raketave afër kufijve të aleancës nuk ndihmon në uljen e tensioneve apo rikthimin e parashikueshmërisë për marrëdhëniet tona”.

NATO-ja ka bërë thirrje për më shumë transparencë në aktivitete ushtarake, në mënyrë që të shmangen incidentet dhe rreziku për keqkuptimeve.

Moska e ka kundërshtuar ashpër vendosjen e njësive ushtarake të NATO-s afër kufijve rusë, dhe tani raportohet se po instalon raketa-hedhës “Bastian” në enklavën Kaliningrad, e cila i kufizon anëtarët e NATO-s, Poloninë dhe Lituaninë.

Putin ka thënë se do t’i sulmonte zonat e NATO-s, nëse mendon se ato e kërcënojnë Rusinë.

russian-military-exercise-022_1479824751-5223644

Temat
Lajme

Të afërta