Lajmi i mirë për Hillary Clinton, Trumpi nuk do t’i vazhdojë hetimet ndaj saj si president

Presidenti i sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, nuk do t’i vazhdojë hetimet ndaj ish rivales së tij demokrate për Shtëpi të Bardhë, Hillary Clintonit, për shkak të mënyrës së përdorimit të serverit të emailit si sekretare e Shtetit apo të organizatës bamirëse të familjes së saj.

Lajmi është bërë i ditur nga MSNBC.

Gjatë fushatës së tyre zgjedhore, republikani Trump u zotua se do ta burgoste Clintonin dhe turmat në tubimet e tij brohorisnin “Ngujoje Hillaryin”.

Por, tash Trump beson se ka kaluar nëpër mjaft gjera, sipas MSNBC.

Në një intervistë me MSNBC, këshilltarja e lartë e Trumpit, Kelluanne Conëay, nuk e ka mohuar lajmin dhe la të kuptohet se ishte i saktë.

“Hillary ende duhet të përballet me faktit se shumica e amerikanëve nuk e shohin si të sinqertë apo të besueshme, por nëse Donald Trump mund ta ndihmojë atë të shërohet, atëherë ky është lajm i mirë,” ka thënë ajo për MSNBC.

Hetimet e FBI-së ndaj mënyrës së si Hillary e kishte përdoruri serverin privat të emialit si sekretare e Shtetit, treguan se veprimet e saj ishin të pakujdesshme, por nuk ka pasur argumente të forta për të ngritur akuza ndaj saj.

gty-donald-trump-hillary-clinton-sk-150619-16x9-992_1479828290-8509662

Temat
Botë

Të afërta