Vend

Për 11 muaj, 96 persona humbën jetën në aksidente trafiku

By Dijart Dyla

November 19, 2016

Organizata joqeveritare dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë ndezur qirinj para Teatrit Kombëtar për të përkujtuar viktimat e aksidenteve në komunikacion.

Sipas OJQ’ve, prej fillimit të vitit deri më tash, kanë humbur jetën 96 persona.

Nga 1 janari i këtij viti deri më tani, kanë humbur jetën 96 persona, ndërsa në dy vitet e fundit kanë humbur jetën mbi 300 persona.