Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Kjo është deklarata e Mourinhos pas barazimit me Arsenal

Jose Mourinho mendon se skuadra e tij ishte më e mirë se Arsenali dhe se “Djajtë e Kuq” merituan tre pikë ndaj ekipit të Arsene Wenger.

Manchester Unitedi nuk ka mundur që të marrë më shumë se një pikë në “Old Trafford’, duke barazuar 1:1 me Arsenalin.

Trajneri i “Djajve të Kuq”, Jose Mourinho, mendon se ekipi i tij ishte më i mirë dhe se meritoi më shumë nga kjo ndeshje, shkruan Express.

“Ne ishim ekipi më i mirë në fushë”, tha fillimisht Mourinho.

“Ishim të mrekullueshëm, sidomos në aspektin defensivë. Luajtëm me besim dhe bëmë lojë të mirë. Ata ishin ekip me fat”, shtoi portugezi.

Exit mobile version