Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Flori “harron” Elvanën, Tuna “konfirmon”shtatzëninë (Foto)

Gjatë kësaj periudhe që pas publikimit në media të lajmit të shtatzënisë së këngëtares Elvana Gjata dhe problemeve të saj me kantaurtorin Flori Mumajesi , ky i fundit ka publikuar vazhdimisht në rrjete sociale postime “të çuditshme” por në fund të lidhura vetëm me punën dhe muzikën e tij.

Lajmi më i fundit mesa duket është një produksion i ri muzikor mes këngëtares Tuna dhe Florit. Kanë qene vetë Tuna,e cila ka publikuar në rrjete sociale foto dhe video nga qëndrimi i saj në studion e “Threedots”, madje duke e etiketuar këtë studio si një ‘maternitet muzikor’, pra aty ku lind muzika, duke shtuar edhe njëherë dyshimet për shtatzëninë e saj të cilën ende nuk e ka konfirmuar.

Këtë foto e postuar edhe Flori në profilin e tij duke shkruar: “Prandaj muzika është dashuri…Faleminderit Tuna për foton serioze,”-përfundon Mumajesi shkrimin në postimin e tij.

Exit mobile version