Profesor, shkrimtar, pronar i klubit të NBA… Me çka do merret Obama posa ta lë Shtëpinë e Bardhë?

Pas tetë vjet qëndrim në Shtëpinë e Bardhë se bashku më familjen e tij, Barack Obama do të largohen nga aty, pasi në janar vendin e tij do ta zë Donald Trump.

Ka 55 vjet, dhe ai hyri në histori si presidenti i parë afrikano-amerikan i Shteteve të Bashkuara.

Por, cilat janë planet e Barack Obamës pas kësaj, me çka do të merret zonja e parë Michelle Obama dhe vajzat e tyre?

Sipas medieve amerikane në fillim të viti familja Obama do të qëndrojë në Uashington deri sa vajza e vogël e Obamës, Sasha të diplomoj në shkollën e mesme, transmeton lajmi.net.

Vajza e madhe Malia ka diplomuar në qershor dhe nga vit 2017 do të shkojë në ligjërata në universitetin e Harvardit.

hh

Obama nuk ka folur në detaje për planet e tij pas skadimit të mandatit, por disa media spekulojnë se ai do të kthehet në rrënjët e tij politike: organizimin në nivel komunal.

“Përsëri, do të bëj atë që kam bërë më parë, do të përpiqemi të gjejë një mënyrë për të ndihmuar njerëzit”, tha Obama para një grupi të nxënësve të shkollave të mesme të vitit të kaluar.

Sipas protokollit të zakonshme presidenciale, Obama do të marrë bibliotekën presidenciale, e cila do të vendoset në arkivin presidencial, një muze i dedikuar për periudhën e sundimit të tij, si dhe objektet për programet që kontribuojnë në avancimin e misionit, “Fondacioni Obama”. Biblioteka do të jetë e vendosur në (Chicago).

gbfb-768x605

Për sa i përket gruas së Obamës, Michelle, është spekuluar se ajo do të ndjekë hapat e ish-zonjës së parë dhe do të botojë librin e kujtimeve. Mirëpo nuk dihet ende se me çka saktësisht do të merret ajo. Disa besojnë se ajo do të vazhdojë karrierën juridike ose punën në organizatë jofitimprurëse.

bio_bio-shorts_michelle-obama-mini-biography_0_181279_sf_hd_768x432-16x9-600x338

Që nga viti 2005, Obama ka fituar më shumë se 15.6 milionë dollarë nga tre librat e tij, që ai shkroi para se të bëhej president ( “Ëndrrat nga babai im”, “Guximi për të Shpresuar” dhe librin për fëmijë “Unë këndojë për ty”), ai pas mandatit të presidentit do të botoj edhe një libër.

Para se të bëhej president, Obama kishte deklaruar se kishte dëshirë të mësoj studentët.

Por, ku mund të punojë? Në tre qytete ai konsiderohet se mund të jap mësim: Universitetin e Çikagos, ku ai mësoi më parë, Universiteti i Harvardit, ku u diplomua për drejtësi dhe në Columbia University, ku ai mori doktoratën e tij në shkencat politike.

Në një intervistë me revistën “GQ”, Obama kishte thënë se ai do të donte të jetë pronar i një ekipi profesional të basketbollit.

zgwktkpturbxy9kzwm2nti2ztq1zwvhzmq2zmy1zme3njljzwfjzwuxzc5qcgetlqlnaxqawsovas0b1gdcw5uh2tivchvsc2ntcy9nrefflzfknzrjyjqxnza1otuwndm2nji5y2fizdywnmy1mgy2lnbuzwfcaa

Sido qoftë ende nuk ka asgjë konkrete rreth asaj se me çka do të merret presidenti në largim, Barack Obama.

Temat
BotëLajme

Të afërta