Teknologji

Prezantohet Stelvio, SUV i parë nga Alfa Romeo (Video)

By FIRST CHANNEL

November 17, 2016

Alfa Romeo ka prezantuar automjetin e saj të parë të tipit SUV, të quajtur Stelvio.

Me modelin e parë të këtillë sportiv në historinë e saj, kompania italiane synon t’i bëjë konkurrencë kompanive gjermane, që tashmë sundojnë këtë treg të modeleve luksoze.

Alfa Romeo Stelvio vjen me motorin e famshëm Quadrifoglio. E zhvilluar mbi shasinë e modelit Giulia, Stelvio do të debutojë në SHBA në versionin sportiv me një motor V6 2,9 dopioturbo, që çliron 510 kuaj fuqi si dhe do të ketë një kambio automatike me tetë marshe.

Përveç motorit Quadrifoglio, kjo veturë në SHBA do të tregtohet edhe me një motor më ekonomik, 2,0 tubo “MultiAir”, që çliron 280 kuaj fuqi, transmeton atsh.

Aktualisht nuk ka shumëinformacione mbi modelet që do të tregtohen në Evropë, që me shumë mundësi do të ketë edhe modele me motor me naftë.