Çitaku: Çdo tre muaj më duhet të dëgjoj gjëra të kota nga Daçiq, Trepça është e Kosovës

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka thënë se është absurde që çdo tre muaj duhet ta dëgjoj Ivica Daçiqin fjalët e pavërteta në drejtim të Kosovës.

Çitaku falënderoj të gjitha shtetet që e kanë përkrahur Kosovën deri tani dhe vazhdojnë ta përkrahin, ajo tha Kosova do të jetë mirënjohëse çdoherë për ta.

“Ju te gjithë keni kaluar orë të tëra për situatën në Kosovë, nga parat e taksapaguesve tuaj është paguar për UNMIK-un që të jetë në Kosovë për siguri”, tha Çitaku, transmeton lajmi.net.

“Kombet e Bashkuara dhe liderët e saj kanë qenë çdoherë përkrah Kosovës dhe përket Kosova do t’i jetë mirënjohëse çdoherë.”

Sipas saj, “Çdo tre muaj unë vi dhe dëgjoj nga kolegët e mi serb, që Shteti i Kosovës nuk ekziston, ku populli i Kosovës janë kriminel, Millosheviqi është heroi, ndërsa lëvizja për çlirimin e Kosovës ka kryer spastrime e gjëra të tjera të shëmtuara.”

“Gjëra të tilla me duhet të dëgjoj çdo tre muaj, e krejt kjo është veç se një e pavërtetë sepse Kosova është e lirë e pavarur dhe ka shtetin e saj.”

Çitaku ka kujtuar se lufta e UÇK-së është e pastër dhe m’u për këtë Kosova ka ndërruar hapa të paparë për të dëshmuar luftën e pastër, duke formuar edhe një Gjykatë Speciale me ndihmën e partnerëve të Kosovës.

“Ne nuk kemi çfarë të fshehim, lufta e Kosovës ishte e drejt.”

“20 mijë gra janë dhunuar në luftën, mijëra fëmijë janë vrarë, kush u akuzua në Serbi, askush.”

Gjithashtu, Çitaku kujtoi, se ende vazhdojnë të jenë mijëra të pagjetur dhe se Serbia tenton të humb gjurmët duke ndërtuar objekte mbi varreza masive.

Ajo foli edhe për ligjin e Trepçës, “Ligji për Trepçën është në përputhje të plotë me pakon e Ahtisarit dhe në përputhje të plotë më Kushtetutën e Kosovës.”

“Serbia nuk ka asnjë të drejte të thotë se Trepça është pronë e saj, një gjë e tillë do të kundërshtohet nga Qeveria e Kosovës.”

Sipas saj e gjithë kjo do të ndikojnë vetëm në marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën.

Temat
LajmeVend

Të afërta