Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Brenda një ore të vetme, Facebook fitoi 3.4 miliardë dollarë

Pak ditë më parë, Facebook bëri të ditur se fitimet tremujore të kompanisë janë rritur me 186%.

Rritja ndikoi edhe në pasurinë personale të Mark Zuckerberg, e cila për një orë pati rritje për 3.4 miliardë dollarë.

Kjo bëri që pasuria e tij neto të arrijë një shumë prej 56.7 miliardë dollarësh – duke e bërë atë kështu njeriun e pestë më të pasur në botë.

Sipas revistës “Forbes”, 32-vjeçari është prapa Jeff Bezos, i cili ka një pasuri prej 64 miliardë dollarësh.

Exit mobile version