Zemërohet Putini, e tërheq Rusinë nga Gjykata Penale Ndërkombëtare

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka nënshkruar një dekret për ta tërhequr Rusinë nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, e cila merret me akuza të rënda, si gjenocid dhe krim kundër njerëzimit.

Dekreti i Putinit, e publikuar sot në uebsajtin e Kremlinit, vjen një ditë pasi Komiteti për të Drejta të Njeriut i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së aprovoi një rezolutë që e dënon okupimin e përkohshëm të Krimesë nga Rusia, si dhe e dënon Rusinë për abuzim të të drejtave të njeriut, diskriminimin e disa njerëzve në Krime, transmeton Express.

Putini nënshkroi në vitin 2000 Traktatin e Romës, i cili themeloi gjykatën me bazë në Hagë, por kurrë s’e ratifikoi atë.

Temat
Botë

Të afërta