Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Serbia arreston 10 persona për trafikim me armë (Foto)

Policia serbe në një aksion ka arrestuar 10 persona të dyshuar për trafikim të armëve, ku një ashtu konfiskoi një sasi të madhe të armëve, duke përfshirë raketa-hedhës dhe armë automatike

Ministri i Brendshëm, Nebojsha Stefanoviq ka thënë se arrestimet ndodhën në veri të Serbisë, njofton AP.

Ai tha se është duke u zhvilluar një hetim për të përcaktuar nëse armët ishin për t’u shitur apo për ndonjë sulm të mundshëm.

Stefanoviq gjithashtu tregoi se u gjet eksplozivë, më shumë se 100 granata dore, mina anti-tankë, dy raketa-hedhëse, një mitraloz, armë automatike dhe gjysmë automatike, si dhe municion.

Exit mobile version