“See you again” arrin shifrën e 2 miliardë shikimeve!
Dedikimi për Paul Walker nga miqtë e tij ka tërhequr vëmendjen e madhe dhe kënga ka prekur zemrat e shumë njerëzve në gjithë botën.
Kënga nga Wiz Khalifa, e cila ka qenë gjithashtu pjesë e filmit të shtatë të “Fast and Furious” ka arritur që të kalojë numrin e 2 miliardë shikimeve në rrjetin muzikor “Youtube”, përcjellë “Lajmi.net”.
Kjo është vetëm videoja e dytë që arrin të kalojë këtë shifër, pas “Gangnam Style” që numëron 2.6 miliardë shikime.
Temat
Showbiz
