Barcelona e para në botë me sponsorin e ri (Foto)

Barcelona do të përfitojë më së shumti në botë nga marrëveshja me sponsori i ri, Rakuten

Barcelona dhe kompania japoneze, Rakuten, kanë nënshkruar kontratë katërvjeçare.

Ekipi katalunas do ta bartë reklamën Rakuten në fanella nga sezoni 2017-18. Nga kjo kontratë kampioni i Spanjës do të përfitojë 55 milionë euro në sezon (220 milionë euro për katër vite).

Me këtë kontratë ekipi katallan do ta kalojë marrëveshje e Manchester Unitedit me Chevroletin, e cila kap shifrën e 54 milionë eurove në sezon, shkruan Mundo Deportivo.

Rakuten, e themeluar në vitin 1997, është njëra prej kompanive më të madha të tregtisë elektronike në Japoni dhe ka zgjeruar tregun edhe jashtë vendit që prej vitit 2005.

Top 5 sponsorët

Barcelona –Rakuten, 55 milionë euro (2017-2021)

Manchester United – Chevrolet, 54 milionë (2014-2021)

Yokohama – Chelsea, 44 milionë (2015-2020)

Bayern -Deutsche Telekom, 35 milionë (2015-2023)

Real Madrid -Fly Emirates, 30 milionë (2013-2018)

Temat
BotëSport

Të afërta