Lajme

Më 20 dhjetor vijnë autobusët e rinj në Prishtinë

By FIRST CHANNEL

November 16, 2016

Më 20 dhjetor do të arrijnë 20 autobusët e parë në kryeqytet, ndërsa 31 tjerët në janar të vitit të ardhshëm. Këtë njoftim e dha i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, derisa prezantoi projektin kapital

“Ndërtimi i stacionit qendror të autobusëve në kryeqytet” para afaristëve e ndërtuesve të ndryshëm, në konferencën e investimeve, njofton Klan Kosova.

Marrëveshja për furnizim me autobusë u pat nënshkruar në muajin shtator në mes ndërmarrjes “Trafiku Urban” dhe kompanisë çeke “Iveco”, si fituese e tenderit për furnizimin me autobusë urbanë në Prishtinë.

Ky projekt u mbështet me një kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZH.