Stine nuk do t’a harroj kurrë këtë ditë, vjen në jetë Estia (Foto)

Kantautori Nesti Duka i njohur ndryshe me emrin e artit Stine ka përjetuar gjatë ditës së sotme momentin më të bukur të jetës së tij.

Gjatë ditës së sotme ka ardhur në jetë vogëlushja e tij të cilët e ka quajtur Estia. “dt 12-11-2016 do mbaj mend gjate. #mireseerdhe ne #jete @estia te rritesh mire e bukur me @nene e me @babe Flm qe na dhe mundsine dhe kenaqsine te behemi prinder. Flm Zot,”-shkruan Stine në Instagram më i emocionuar se kurrë.

Tashmë ai dhe partnerja e tij Graciela mund të mbajnë në duar vogëlushen e tyre, ndërkohë që nënë e bijë gëzojnë shëndet të plotë.

stile_1478966285-4239822

Temat
Showbiz

Të afërta