Zv/ministri dhe këshilltari i kryeministrit, Bajram Gecaj, ka thënë se lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, doli publikisht kundër deklaratave të Durmishit, por të njëjtën gjë nuk e bëri për deklaratat e njëjta të Dardan Molliqajt.
Sipas tij, Ymeri nuk ka guxim të dalë kundër Dardanit, ose siç e personifikon nuk guxon t’i “shtyjë brinat”.
“Ky imituesi i liderit të Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes (LAV), paska dalë si shpejt kundër Durmishit, por asnjëherë nuk e ka bërë të njëjtën me Dardan Molliqaj i cili gjithashtu kishte kërcënime të natyrës së njëjtë – tërheqje zvarrë. Apo ndoshta me Dardanin nuk guxon ti ‘shty brinat’!” ka shkruar ai.
