Showbiz

Aurela Hoxha: Ja kur do më shihni nudo (Fotot)

By FIRST CHANNEL

November 12, 2016

Aurela Hoxha është gjithnjë “on the top”. “Show girl”-i ka treguar edhe njëherë që mbetet ndër femrat më joshëse në vendin tonë.

Ditët e fundit bukuroshja ka prezantuar fotot e reja, ku ka guxuar të vijë provokuese. Megjithatë, ashtu siç edhe vetë thotë, ky është vetëm fillimi, pasi të tjera poza do të vijnë së shpejti.

Prej shumë vitesh në ekran, Aurela tregon se ndjehet komode në të gjitha formatet. Nga ana tjetër na rrëfen se po përgatitet për një tjetër format, ku do të rivijë edhe njëherë si moderatore. Vijon të mbetet single, por premton që do të jemi të parët që do ta marrim vesh, kur të nisë një lidhje.