Fitorja e zgjedhjeve presidenciale të kandidatit republikan, Donald Trump, ka gëzuar jashtë mase liderët serbë, por edhe qytetarët serbë
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, i cili pretendon se kjo ngjarje do ta ndryshojë rrënjësisht botën për të mirë, e fton presidentin e ri të SHBA-së për vizitë në Serbi.
“Jam i sigurt që presidenti i ri i SHBA-së do ta forcojë ekonominë kombëtare, do të luftojë korrupsionin dhe do të hap vende të reja të punës”, ka thënë Nikoiiq.
Presidenti serb për “Hello.rs” thotë se pret që presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të vijë si mysafir në Serbi.
“Uroj që Trump do të vijë sa më shpejt në Serbi”, ka thënë Nikoliq.

