Hoxhaj: Pragu zgjedhor të jetë 5%

Ka filluar takimi i dytë në mes presidentit Hashim Thaçi dhe partive politike për reformën zgjedhore. I pranishëm në takim nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, tha se PDK-ja është që pragu zgjedhor të mbetet ashtu siç është 5 për qind.

Ai ka thënë gjithashtu se PDK-ja mbështet reformën dhe ky proces duhet të përmbyllet sa më shpejt.

Hoxhaj më tej ka thënë se PDK-së i nevojitet ende kohë për të dalë me një qëndrim lidhur me mënyrën e zgjedhjes së Presidentit dhe zonave zgjedhore pasi, sipas tij, këto janë çështje të ndjeshme.

Temat
LajmeOpinione

Të afërta