Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka zhvilluar një takim bilateral me Ministrin e Punëve të Jashtme të Britanisë, Boris Johnson. Presidenti Thaçi e ka vlerësuar lart vizitën e kryediplomatit britanik dhe mesazhet e tij të dhëna në Kosovë dhe rajon. “Rajoni nuk ka destinacion tjetër përveç BE-së. Ne jemi të inkurajuar që të vazhdojmë rrugën e integrimit në NATO dhe BE. Por, jemi të kërcënuar nga vonesa e BE-së, që po i krijon hapësirë të tjerëve të shtrijnë ndikimin në rajon”, ka thënë presidenti Thaçi. Kryediplomati britanik, Boris Johnson, ka shprehur përkrahje për aspiratën e tërë rajonit për anëtarësim në BE. “Mbështesim angazhimin për bashkëpunim të mirë ndërfqinjësor në rajon”, ka thënë ai. Presidenti Thaçi dhe kryediplomati Johnson kanë biseduar edhe për ndërtimin e partneritetit strategjik dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral në të gjithë sektorët ndërmjet Kosovës dhe Britanisë.

Kryetari i Këshillit Kombëtar i NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, bashkë me kryetarin e NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, sekretarin e NISMA’s, Bilall Sherifi, deputetë dhe anëtarë të kryesisë së NISMA’s, sot kanë vizituar familjen Dehari, për t’ju shprehur ngushëllime për vdekjen tragjike të djalit të tyre, Astrit Deharit.

Zyra për media njofton se Kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, tha se vdekja tragjike e Astrit Deharit, na ka goditur jashtëzakonisht shumë, saqë nuk gjejmë dot fjalë për të pëshkruar trishtimin që përjetuam.

Krasniqi tha se në këto momente të rënda, me mendje dhe zemër jemi pranë prindërve të Astritit, veprimtarëve të pa lodhur të çështjes kombëtare, Avniut dhe Xhemiles.

Ndërsa, Familja Dehari ka falënderuar delegacionin e Nismës për vizitën. Prindërit e Astritit thanë se në këto ditë të rënda, çdo vizitë e mesazh ngushëllues është lehtësim për ne.

kras_1478791713-9531736

kras1_1478791719-29729

Temat
LajmeVend

Të afërta