Sport

Cluj mposht për herë të dytë KB Pejën në FIBA Europe Cup

By FIRST CHANNEL

November 10, 2016

KB Peja është mposhtur nga Cluj Napoca me rezultat të thellë 76:99

Skuadra e KB Pejës ka pësuar humbjen e tretë në katër ndeshje në FIBA Europe Cup, të dytën nga Cluj Napoca me rezultat të thellë 76:99.

Vendësit përveç në çerekun e fundit, në tre të tjerët nuk kanë qenë të barabartë me skuadrën mysafire, e cila në fund fitoi me 23 pikë dallim 76:99.