Celina krenohet me Kosovën

Bersant Celina është shumë krenar që përfaqëson Kosovën

Bersant Celina, ylli i përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina, në një intervistë për Sky Sports, ka folur për karrierën te Manchester City, huazimin te Twente dhe vendimin që të luajë për Kosovën para Norvegjisë.

Prizrenasi ka folur për ndikimin që Pep Guardiolës ka pasur tek ai. Celina ka thënë se mësimet nga trajneri spanjoll po i aplikon te Twente dhe te përfaqësuesja e Kosovës.

“Jam shumë krenar dhe natyrisht se edhe familja është krenare që kam marr vendimin për të luajtur për Kosovën. Deri tani ka qenë shumë mirë. Është e mrekullueshme përkrahja e tifozëve dhe njerëzve tjerë. Kemi lojtarë të talentuar dhe skuadër të fortë ”, ka thënë Celina për Sky Sports

“Pasioni tek ne është ndryshe nga të tjerët për shkak të asaj se nëpër çfarë ka kaluar vendi dhe familjet tona”, ka shtuar sulmuesi kosovar. Unë kam lindur në Kosovë, por ne ikëm për në Norvegji kur unë isha dyvjeçar, atëherë sapo kishte filluar lufta”, ka thënë Celina

Temat
SportVend

Të afërta