Sergio Araujo, sulmuesi i Las Palmas, është dënuar me nëntë muaj burg
Një gjykatë në Gran Canaria të Spanjës e ka dënuar me nëntë muaj burgim sulmuesin e Las Palmasit, Sergio Araujo.
Argjentinasi, i cili është dënuar me kusht, nuk do të ketë të drejtë të vozitë automjetin për dy vite, shkruan Goal.com.
Këtë dënim, ish sulmuesi i Barcelonës, e ka marrë pasi ka refuzuar të bëjë testin e alkoolit pasi ishte ndaluar nga policia me 22 shtator.

