Fun

‘Shpërthen’ Google pas zgjedhjes së Trump, ja çfarë po kërkojnë njerëzit

By Dijart Dyla

November 09, 2016

Amerikanët e traumatizuar, në shok pas zgjedhjes së Donald Trump si Presidenti i 45-të i Amerikës, i janë kthyer Google duke kërkuar gjëra të çuditshme në motorin e kërkimit. Trendet në Google tregojnë se kërkimet për ‘fundi i botës’ dhe ‘si të emigroj?’ kanë shpërthyer pak pasi u bë e ditur se Trump është fitues i zgjedhjeve.

U pa një rritje e pabesueshme në kërkimet globale për ‘fundin e botës’, që sugjeron se shumë njerëz në pjesë të ndryshme të botës janë të brengosur për arsyen se një president si Trump ka në dorë kodet nukleare.

Me numrin rekord të njerëzve që po kërkonin të emigronin në Kanada, ueb-faqja zyrtare e emigracionit atje ra prej sistemi menjëherë pas zgjedhje së Trump, përderisa mijëra njerëz u zotuan se do të shpërngulen atje.