Cristiano Ronaldo, sulmuesi i Real Madridit, nuk e di as vetë se sa para fiton brenda një viti
Sipas të përditshmes sportive madrilen, AS, Ciristiano Ronaldo është sportisti më i paguar në botë. Ylli portugez fiton rreth 160 milion euro në vit.
Përveç pagës që merr në Real Madrid, portugezi arkëton para të majme edhe nga reklamat e ndryshmet.
Sipas “Eurosport”, me kontratën e re, ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, do të fitojë 45 milionë euro në sezon.
Kurse, me rinovimin e marrëveshjes me kompaninë e veshmbathjeve sportive, NIKE, portugezi pritet të përfitoj rreth 25 milion euro në vit. Këto dy marrëveshja i sjellin Ronaldos përfitimet më të mëdha brenda vitit.
