Nesër Kuvendi i Kosovës mblidhet për nder të Boris Johnson

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër, në një seancë solemne, me qëllim nderimi të ministrit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.

Ministri Johnson vjen nesër për një vizitë zyrtare në vendin tonë. Për nder të tij Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në orën 10 e 40 minuta.

Pika e vetme e rendit të ditës do të jetë:

Adresimi i SH.T. Boris Johnson, Deputet i Parlamentit, Ministër i Punëve të Jashtme dhe të Komonuellthit të Mbretërisë së Bashkuar.

Temat
Vend

Të afërta